Komandanti i marinsave amerikanë: Duhet të sigurohemi që ta mbajmë Putinin zgjuar natën! NATO, nuk shqetësohet!

Komandanti i marinsave amerikanë në Evropë, gjeneralmajor Robert Sofge, beson se është Rusia dhe presidenti Vladimir Putin kanë më shumë arsye për t’u shqetësuar pas dy vitesh lufte intensive me humbje masive, sepse NATO qëndron më e bashkuar dhe më i fortë se kurrë.

TV 2 ka intervistuar gjeneralin në lidhje me stërvitjen e NATO-s “Nordic Response”, e cila është pjesë e stërvitjes gjigante “Steadfast Defender” në të cilën marrin pjesë 90.000 ushtarë të NATO-s në ushtrimet që do të vazhdojnë deri në muajin maj.

– Është përgjegjësia jonë sovrane, e drejta jonë sovrane, të praktikojmë së bashku, të sigurojmë që Putinin ta mbajmë zgjuar natën, dhe jo anasjelltas. Dua të them se po përgatitet parandalimi, njëherit ne shmangemi për sjellje luftarake, kërcënuese (të një vendi ose shteti), por duke mos luajtë me frikën, përderisa bashkarisht jemi edhe më të fortë. Ne nuk kemi asgjë për t’u frikësuar për sa kohë jemi bashkë, është mesazhi i qartë i gjeneralit.

I pyetur drejtpërdrejt se çfarë do të thotë humbja masive e ushtarëve dhe pajisjeve ushtarake të Rusisë, dhe aftësinë e Rusisë për të kryer një sulm konvencional në territorin e NATO-s, ai përgjigjet si më poshtë:

“Mendoj se është mirë të mos komentohen aftësitë e armikut, kjo nuk do të ishte e përshtatshme të shkëmbehej inteligjencë në lidhje me aftësinë ose mungesën e Rusisë për të bërë diçka në lidhje me NATO-n. NATO nuk duhet të shqetësohet, të tjerët duhet të shqetësohen nëse vendosin të bëjnë diçka kundër familjes së NATO-s”, paralajmëron komandanti i marinsave amerikanë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu