Kombëtarja merr lajmin e keq para ndeshjes me Spanjën

Kombëtarja shqiptare ka ende një fije të vogël shprese pasi vetëm matematika e mban në lojë për një kualifikim të mundshëm drejt fazës “play off” të Botërorit “Rusi 2018”.

Mërgim Mavraj, Burim Kukeli dhe Odise Roshi humbasin ndeshjen e parafundit në grup për këtë edicion eliminator për shkak të kartonëve të verdhë të marrë në duelin në Strumicë, ku Kombëtarja barazoi 1-1 përballë Maqedonisë.

Pas ndëshkimeve gjatë lojës, tre lojtarët do të jenë të pezulluar për ndeshjen e radhës, pasi plotësuan numrin e dy kartonëve.

Mungesa e këtyre lojtarëve kryesorë do të sjellë vështirësi për Panuccin në përballjen e 6 tetorit kundër Spanjës.

Alternativat nuk mungojnë, sepse pas pezullimit të Roshit mbeten pesë lojtarë në garë për dy vende në krahët e sulmit: Hyka, Grezda, Latifi, Llullaku dhe Ahmedi.

/ SYRI.net


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu