Paralajmërimi i Albin Kurtit për themelimin e Vetëvendosjes në Maqedoni nuk u mirëprit nga partitë shqiptare aspak, me përjashtim të Alternativës, shkruan InfoShqip.
Edhe disa ditë pas lajmërimit të Kurtit ky veprim po komentohet gjerësisht, Bashkimi Demokratik për Integrim fillimisht tha se nuk e kanë dëgjuar dhe janë të zënë me fushatën elektorale, por lideri i partisë Ali Ahmeti jo më larg se mbrëmë u shpreh se përfshirja e Vetëvendosjes në skenën politike shqiptare e copton votën shqiptare.
Edhe Lëvizja BESA në pyetjen e gazetarëve fillimisht nuk mbajti ndonjë qendrim, tha se janë të zënë me fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare, ndërsa ASH nuk pranoi të komentojë, si duket, ASH është partia më e zhgënjyer në këtë mes.
Ndryshe nga tjerat, Alternativa u shpreh se e mirëpresin Vetëvendosjen në Maqedoni dhe folën mbi afrimitetin mes tyre dhe Albin Kurtit, ata nuk e shohin si konkurent liderin e Vetëvendosjes, përkundrazi, përfshirja e tij do ndihmonte në realizimin e qëllimeve të përbashkëta të shqiptarëve në Maqedoni./InfoShqip.com










