Burime nga Komisioni për antikorrupsion për TV21 thonë se tek ata nuk ka raste të hapura kundër ndonjë funksionari të lartë qeveritar, të akuzuar për korrupsion. Lajmi doli dje nga kryeministri Zoran Zaev, se dy zyrtarë të lartë të qeverisë janë nën hetime pas denoncimeve nga qytetarët, megjithatë nuk ka më shumë detaje.
Burime nga antikorrupsioni, thonë se nuk është patjetër të bëhet fjalë për ministra apo anëtarë të kabinetit të Zaevit, siç u interpretua dje në opinion, por mund të bëhet fjalë edhe për drejtorë të ndonjë ndërmarrje publike.
Në deklaratën e tij, Zaev dje apeloi deri tek qytetarët të paraqesin raste potenciale të korrupsionit dhe se ligji në Maqedoni do të jetë i njëjtë për të gjithë./InfoShqip.com










