Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit, dje në seancë në të cilën kanë marrë pjesë të gjithë anëtarët, është deklaruar lidhur me kërkesën nga deputetët e VMRO-DPMNE-së për mendim se a është shkarkimi i prokurorit publik Marko Zvërlevski në kundërshtim me nenin 8 nga Kodi Zgjedhor, i cili pas shpalljes së zgjedhjeve ndalon punësimin ose shkarkimin e personave në institucionet shtetërore.
Komisioni njëzëri ka vendosur se shkarkimi i funksionarit në këtë periudhë është kundër ligjit. “Vendimi është në kontekst të vendimeve paraprake. Ashtu sikur edhe në zgjedhjet tjera, ne vendosëm se nuk duhet të ketë emërime as shkarkime pas shpalljes së zgjedhjeve. Ai ishte mendim i katër ose pesë cikleve zgjedhore, në atë mendim ngelemi edhe tani”, thonë nga Komisioni Antikorrupsionit.
Mendimi i Komisionit është dorëzuar në Kuvend. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, megjithatë, disa herë theksoi se mendimi i Komisionit nuk është relevant për debatin në Kuvend./InfoShqip.com










