Kompania ajrore së shpejti do të ofrojë udhëtime falas

Të fluturosh me avion falas, pa paguar asgjë, sigurisht që sapo dëgjon një lajm të tillë menjëherë të shkon mendja se është duke u bërë fjalë për ndonjë shaka. Por jo kjo është e vërtetë. Kompania ajrore irlandeze Ryanair ka planifikuar që në vitet e ardhshme tu ofrojë pasagjerëve fluturime falas, nga një kryeqytet në tjetrin.

Ka qenë drejtori i Përgjithshëm i kompanisë Ryanair, Michael O’Leary, i cili është shprehur se pas 5 ose 10 vitesh udhëtimi i klientëve të kompanisë do të bëhet falas.

Sipas tij e gjithë kjo ka për qëllim që të lobohet sa më shumë për uljen e çmimit të biletave të avionëve në mbarë botën, me qëllim që të gjithëve tu jepet mundësia për të udhëtuar.

Por sipas O’Leary, ulja e çmimit të biletave duhet bërë dhe përmes një politike globale, pasi 20 % e biletës janë taksa dhe nëse këto taksa hiqen atëherë çmimi mund të bjerë nën 20 paundë deri në 4 paundë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu