Kompania amerikane Nielsen shtrihet në Kosovë, partneritet ekskluziv me Pikasa

Në Janar të vitit 2021, Nielsen filli me shërbimet e TV Ad Inter (Advertising Intelligence) për stacionet televizive në Kosovë.

Ne u ofrojmë reklamuesve, agjencive dhe pronarëve të mediave peisazhin e plotë të konkurrencës, duke matur kështu: kush reklamohet – në cilin medium – sa është shpenzuar për fushatën – sa reklama dhe sa formate reklamash.

Aktualisht gjashtë stacione televizive më të rëndësishme janë të mbuluara në këtë shërbim: RTV21, RTK1, Klan Kosova, KTV, Dukagini dhe T7.

Standardet më të larta të Nielsen janë implementuar për të siguruar cilësinë e këtij shërbimi, i cili do të ofrojë një impakt të jashtëzakonisht pozitiv në përmirësimin e tregut. Diskutimet për përfaqësuesin lokal të shitjeve u bënë me Pikasa Strategic Insights.

Kompania Nielsen (NYSE: NLSN) njofton se negociatat për një aleancë strategjike midis dy kompanive janë në fazën e fundit. Bashkëpunimi do të ndihmojë në formësimin e të ardhmes në matjen e mediave dhe reklamave televizive në Kosovë.

RRETH NIELSEN
Nielsen Holdings plc (NYSE: NLSN) është një kompani udhëheqëse globale e të dhënave dhe analizave që ofron një kuptim të gjerë dhe objektiv të industrisë së medias.

Me ofertat që përfshijnë matjen e audiencës, rezultatet dhe përmbajtjen e audiencës. Nielsen u ofron klientëve dhe partnerëve të saj,zgjedhje të thjeshta të pytjeve komplekse, dhe përmirëson vlerën e investimeve dhe strategjitë e rritjes.

Është e vetmja kompani që mund të ofrojë matje të audiencës ndër-mediale të dyfishuar.

Audienca është gjithçka për Nielsen dhe klientët e saj, andaj Nielsen është e përkushtuar të sigurojë që çdo zë të ketë rëndësi.

Si një Kompani S&P 500, Nielsen ofron shërbime të matjes dhe analizës në gati 60 vende.
Për më shumë informacione , vizitoni www.nielsen.com

RRETH PIKASA
Pikasa Strategic Insight është Kompani e Analizave të të Dhënave që operon në rajonin e Evropës Juglindore, ajo është e specializuar në analizat e mediave, zhvillimin strategjik, monitorimin e mediave dhe kanaleve të mediave sociale. Pikasa ka përvojë mbi 10 vjet në shkencën e të dhënave, zhvillimin e algoritmit, Inteligjencën artificiale si dhe machine learning.

Ajo u shërben kompanive, organizatave dhe institucioneve me qasje në të dhëna unike nga qindra media dhe mijëra kanale të mediave sociale. Për më shumë informacione, vizitoni ueb faqen e pikasa


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu