Kompania e re ajrore “Air Albania” pritet të nisë punën vitin tjetër, ndërkohë që destinacionet e para janë zbuluar. Nga aeroporti i Rinasit, linja ajrore “Air Albania” do të udhëtojë për Shkup, Podgoricë, Sarajevë Prishtinë dhe Zagreb, të cilat aktualisht nuk mbulohen nga asnjë linjë tjetër.
Deri më tani nuk dihet nëse kjo linjë do të shërbejë dhe për në shtetin italian, pasi ai është dhe vendi më i frekuentuar momentalisht i shqiptarëve dhe zë pjesën më të madhe të fluturimeve.
Deri tani në rajon Tirana lidhet me kryeqytetet me anë të “Air Serbia” me Beogradin dhe “Adria Airways” me Lubjanën.
Kompania “Air Albania” do të ngrihet në bashkëpunim me “Turkish Airlines”.










