Komuna e Preshevës, model rajonal për udhëheqje të suksesshme

Kryetari i Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi, është bërë model për një qeverisje lokale të sukseshme në rajonin e Ballkanit, njofton agjencia e lajmeve INA.

Me një edukim perëndimor dhe me një ekip perfekte të qeverisjes lokale, me karizmin e tij, të një politikani modern, ka shtuar kërshërinë e donatorëve vendorë dhe ndërkombëtarë.

Vetëm për gjashtë muaj në Preshevë priten të vijnë dy kompani serioze me investimet e tyre në fushën e prodhimit dhe sektorit të bujqësisë.

Kompania ‘Masr Fruit International’ me seli ne Holandë, ka nënshkruar memorandum të mirëkuptimit për investim në Preshevë të një qendre regjionale për distribuim të produkteve të saja në rajonin e Europës juglindore si dhe grumbullimin dhe eksportin e produkteve bujqësore në rajonin e Preshevës.

Ndërsa, këtyre ditëve pritet të nis investimin e tij edhe kompania kosovarëve e këpucëve “Solid” e cila në fazën e parë planifikon të hap rreth 100 vende të reja të punës.

Fuqinë punëtore kryesisht do t’a përbëjnë femrat deri në nivelin 80%.

Puna në prodhimin e këpucëve do të realizohet në hapësirat e ish Ndërmarrjes “ÇIK” e cila tashmë gjendet në fazën e likuidimit, duke paguar një shumë simbolike të qerasë që do të subvencionohet nga Komuna e Preshevës, kurse në aspektin afatgjatë, kompania do t’i vendosë kapacitetet e saj prodhuese ne Zonën Industriale.

Suksesi i tij, në është shënohet vetëm në suksesin e diplomacisë ekonomike, me stafin e tij ai është treguar i përgatitur edhe në fushën e përgatitjes së projekteve, për të thithur fonde nga programi i zhvillimit rajonal të Serbisë.

Në këtë drejtim, së bashku me Ambasadën gjermane në Beogradë, Komuna e Preshevës ka arritur për herë të parë të fitoj disa projekte me vlerë prej më shumë se 2 milion euro.

Me një qeverisja transparente dhe profesionale, buxheti komunal nga 7 milion për vetëm 6 muaj ka arritur në rreth 10 milion euro.

Ajo që bie në sy është menaxhimi i sukseshëm i ndërrmarrjeve, transparenca dhe meritokracia gjatë punësimeve dhe ndarjes së tendërëve për zhvillimin e komunës.

Të gjitha këto suksese, si duket po i pengojnë politikës së vjetër dhe udhëheqjes në Beograd, e cila ka lansuar disa skenarë për rrëzimi e tij nga pushteti.

Korrespodenti i agjencisë INA mëson, se aktualisht PVD-ja së bashku me 10 këshilltarë të një fraksioni të PDSH-së po planifikon shkarkimin e kryetarit të komunës, Shqipërim Arifi, i cili ka paralajmëruar investime kapitale në këtë provincë, e cila kishte vuajtur gjatë nga liderë të pa përgjegjshëm dhe të korruptuar.

Zërat për shkarkimin e Arifit kanë shqetësuar në masë të madhe biznesmenët e sukseshëm dhe rininë preshevare, e cila pati guximin dhe vetëdijen për ti dhënë mbështetje masovike liderit që u dëshmua për qeverisje transparente dhe në bazë të meritokracisë.

“Elita e vjetër politike, e cila pushtetit e sheh si instrument për të nxjerrë përfitime personale dhe familjare është bashkuar për ta rrëzuar liderin e ri, i cili dëshmoi se është për dhe në shërbim të popullit. Në kohën kur janë paralajmëruar investime të huaja kapitale, atij po i bëhet një Puc nga disa këshilltarë që nuk janë duan të mirë komunës tonë”, thotë një preshevar i revoltuar.

Ai thekson se, pas këtyre zërave për largimin e tij, rinia preshevare është mobilizuar fuqishëm për ti ndaluar këto skenarë, të cilët sipas tij, rrënjët mund ti kenë edhe në Beograd. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu