Komuna e Tetovës fiton betejën me drejtorinë e pyjeve te Maqedonisë

Komuna e Tetovës respektivisht NKP Tetova, vazhdon të bëjë pastrimin e shtratit të lumit Shkumbin, për të evituar kështu përmbytjet e mundshme. Komuna ka të drejtë pasi mirëmbajtja dhe pastrimi i lumit është në kompetencë të komunës së Tetovës.

Pastrimi që po bëhet tani është ne programin vjetor të punës së komunës dhe Ndërmarrjes Komunale Publike, ashtu siç deklaroi disa ditë më herét edhe drejtori i NPK, Samet Bislimi.

Drejtoria e Pyjeve disa herë ka penguar punën e komunês duke dashur që ta shfrytêzojë për pikë politike në prag të fushatës zgjedhore. Ndryshe, pastrimi i lumit Shkumbin do të vazhdojë edhe ditët në vijim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu