Nga komuna e Tetovës thonë se nuk kanë dhënë leje për ngritjen e kryqit në Kodrën e Diellit, përcjell TV21. Nga komuna thonë se inspektorët janë në terren dhe se do të ndërmerren masa.
“Komuna e Tetovës për të sqaruar opinionin publik nuk ka dhënë leje për ngritjen e kryqit në Kodrën e Diellit, duke shpallur se ai është vendosur pa lejen e duhur për ngritje. Inspektorët komunal kanë dalë në terren për të vërtetuar gjendjen faktike dhe për të kryer vlerësimin e situatës, sipas të cilave do të merren masat ligjore për të garantuar zbatimin e plotë të rregullave dhe procedurave. Pra, edhe një herë, Komuna e Tetovës edhe në këtë rast do të respektojë të gjitha procedurat ligjore, siç edhe ka vepruar çdo herë”, thonë nga komuna e Tetovës.