Komuna e Tetovës ndan 100 euro për çdo fëmijë që regjistrohet në klasën e parë

Komuna e Tetovës do të ndajë vauçerë në vlerë prej 100 eurosh për çdo fëmijë që regjistrohet në klasën e parë gjatë vitit shkollor 2026/2027,në shkollat e Komunës së Tetovës.

“Kjo masë synon të lehtësojë barrën financiare të familjeve në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, duke ndihmuar në mbulimin e një pjese të shpenzimeve për pajisje shkollore dhe nevoja të tjera të nxënësve. Përmes kësaj iniciative, Komuna e Tetovës vazhdon të investojë në arsim dhe në krijimin e kushteve më të mira për fëmijët, duke i mbështetur ata që në hapat e parë të rrugëtimit të tyre arsimor”, thuhet në njoftimin e komunës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu