Fshati Konçul është në cep të kufirit administrativ që kufizon Luginën me Kosovën. Fshati ku përditë kalojnë kolonat e hermelinëve dhe pizgauerëve serb. Por ajo që bie në sy në këtë fshat janë flamujt kombëtar që valvisin në rrugët qendrore të fshatit. Andej pari kalojnë edhe këto forca serbe, por që ulin kokën përballë flamujve kombëtarë.
Lidhur me këtë pamjet i sjellë portali Presheva Jonë, përmes të cilit përshkruan 17 vjetorin e UÇPMB dhe situatën e rënduar të shqiptarëve në këtë rajon. Ky fshat konsiderohet si heroik dhe që njihet me komandatin Shefket Musliu dhe shefin politik të UÇPMB-së, Jonuz Musliu. (INA)