Në organizim të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë dhe Qendrës Hulumtuese për Mjedis Jetësor dhe Materiale, sot në ASHAM do të mbahet konferencë shkencore me temë “Ndotja e qyteteve në Maqedoni: cilët janë zgjidhjet?”.
Përndryshe, dje u prezantuan të dhënat nga Hulumtimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për vitin 2018, ku kanë vendosur qytetin e Tetovës dhe Tuzllës, mes dhjetë qyteteve më të ndotura në Evropë.
Sipas vlerësimeve të OBSh-së, në Maqedoni rreth 1350 persona humbin jetën për shkak të ajrit të ndotur, përderisa shpenzimet ekonomike tejkalojnë vlerën e 200 milionë eurove.
Tetova dhe Tuzlla fuqishëm mbështeten në thëngjill – linjit, në industrinë e nxehjes së amvisërive që ndot shumë mjedisin.
Qyteti i Tetovës për disa vite me radhë ka pasur probleme me ndotjen e ajrit, ndërsa në disa raste ka qenë në mesin e qyteteve më të ndotura në botë.