Konfirmohet nga trajneri i Uellsit: Bale kthehet në nëntor

Trajneri i Uellsit, Robert Page ka konfirmuar se sulmuesi Gareth Bale do të kthehet në muajin nëntor. Ylli i Real Madridit e nisi mjaft mirë sezonin si me kombëtaren ashtu edhe me klubin por një dëmtim muskolur po e mban atë jashtë.

Bale po rikuperohet më shpejt sesa pritej dhe në nëntor pritet të jetë gati sipas trajnerit të kombëtares së Uellsit.

“Lëndimi i Bale është muskulor, shumë seriozë. Fatmirësisht, është duke u shëruar më mirë sesa pritej dhe jemi të sigurt se do jetë gati në nëntor”, deklaroi ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu