Konfirmon Osmani: Kryetari i Kuvendit do të jetë shqiptar

Pas publikimit të informacioneve se Talat Xhaferi do të jetë kryetar i parë shqiptar i Kuvendit të Maqedonisë, Telegrafi Maqedoni ka komunikuar me zëdhënësin e BDI-së, Bujar Osmani për të konfirmuar këtë informacion.

“BDI do bëj publik emrin e kryetarit të parë shqiptar të parlamentit në seancën e Kuvendit javën që vjen.” ka thënë Osmani.

Nga ana tjetër, në Maqedoni pritet që të vazhdojë mbledhja e parë konstituive ku duhet të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe të filloj të ç’bllokohet kriza politike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu