Për të dytën herë brenda një periudhe të shkurtër është tentuar që të futet mish me afat të skaduar nga Belgjika në Kosovë, raporton KTV .
Në pikën kufitare në Vërmicë, Dogana, së bashku me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës, kanë konfiskuar rreth 20 tonë mish gjedhi me afat të skaduar.
Mishi i ardhur nga Belgjika është dërguar për shkatërrim. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës e ka dërguar në prokurori lëndën ndaj kompanive të përfshira në këtë import.










