Konflikti Izrael-Iran, forcat ajrore të izraelit godasin selinë e Sigurisë së Brendshme iraniane

Forcat ajrore të Izraelit kanë shkatërruar selinë e sigurisë së brendshme të Iranit, sipas ministrit të mbrojtjes së Izraelit, Israel Katz.

“Coronado vazhdon të godasë Teheranin”, tha Israel Katz.

“Avionët e Forcave Ajrore tani kanë shkatërruar Selinë e Sigurisë së Brendshme të regjimit iranian, krahun qendror represiv të diktatorit iranian. Siç premtuam, ne do të vazhdojmë të dëmtojmë simbolet e pushtetit dhe të godasim regjimin e ajatollahëve kudo”, tha Katz.

Kjo është dita e 6-të e shkëmbimit të zjarrit mes dy vendeve të Lindjes së Mesme. Të dyja palët kanë patur viktima, por numri është shumë më i madh nga ana e Iranit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu