Kongresi amerikan shtang Erdoganin: Bllokohet shitja e avionëve F-35

Një grup kongresmenësh amerikan kanë ndërmarrë nismën për të bllokuar shitjen e avionëve të avancuar F-35 tek Turqia si edhe teknologji të tjera siç janë avionët F-16, si edhe helikopterët Chinook dhe Blackhaëk, të cilët përdoren gjerësisht tani nga ushtria turke.

Draft ligji është duke u konsultuar në sektorët përgjegjës për marrëveshjet e armëve dhe pritet që nëse merr aprovimin, brenda pak ditëve të kërkohet miratimi i saj.

Kongresmenët amerikan e arsyetojnë këtë nismë me “sjelljen jo korrekte të qeverisë turke” duke patur parasysh raportet e ngushta me Rusinë dhe marrëveshjen për blerjen e raketave S-400.

“Ligji parashikon që shitja do të rifillojë kur kongresi amerikan të sigurohet se Turqia nuk do të ketë marrëdhënie të ngushta me shtete të tjera jashtë NATO-s duke përdorur teknologjinë e tyre ushtarake; kur të zbatohen të drejtat e njeriut; kur të mos shkelet ligji ndërkombëtar përmes angazhimeve ushtarake”, shprehen kongresmenët.

Turqia priste që të merrte dy prej avionëve në fjalë një ditë para zgjedhjeve presidenciale dhe elektorale të 24 qershorit. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu