Kongresi i ASH-së shkarkoi Selën, funksionin e kryetarit të Kuvendit do ta ushtrojë Taravari – ndryshime në statutin e ASH-së

Me ndryshimet e statutit të ASh-së, të miratuara në Kongresin e jashtëzakonshëm që është mbajtur në Shkup nga krahu i Arben Taravarit, do të ketë ndryshime në Kuvendin e partisë.

Ziadin Sela nuk do të jetë më kryetar i Kuvendit të ASh-së dhe funksionin e tij do ta bartë lideri aktual i partisë, Arben Taravari, bëhet e ditur nga ASH-ja, transmeton TV21.

Blerant Ramadani në paraqitje para mediave ka bërë të ditur se janë shfuqizuar edhe vendimet e marra në mbledhjen e Kuvendit të ASh-së, të thirrur nga Ziadin Sela më 10 shkurt 2024 në Shkup./TV21


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu