Numërimi i votave të Kolegjit Zgjedhor nga një seancë e përbashkët e Kongresit Amerikan ka konfirmuar demokratin, Joe Biden, si fituesin zyrtar të zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit.
Kongresi certifikoi 271 vota elektorale të Bidenit, ndërsa 270 është minimumi i nevojshëm. Inagurimi do të mbahet më 20 janar, sipas Kushtetutës së SHBA-së.
Një seancë e të dy dhomave të Kongresit Amerikan është duke u zhvilluar.
Certifikimi i votave të Kolegjit Elektoral nga ana e Kongresit amerikan është hapi i fundit në procesin zgjedhor, para inagurimit të presidentin e zgjedhur, Joe Biden dhe nënpresidentes së zgjedhur, Kamala Harris më 20 janar.
Presidenti aktual, Donald Trump tha se “do të ketë një tranzicion të rregullt” pasi Kongresi të përfundojë numërimin e votave elektorale që vërtetojnë fitoren e Bidenit.
Seanca e Kongresit vazhdoi pas rreth katër orësh trazira, pasi protestuesit e dhunshëm që mbështesin presidentin aktual të SHBA-së, Donald Trump, sulmuan ndërtesën e Kongresit duke hyrë brenda.
Garda Kombëtare është mobilizuar për t’iu ofruar mbështetje zyrtarëve federalë të zbatimit të ligjit.
Një grua që është plagosur gjatë dhunës në Kongres, ka vdekur. Policia e Uashingtonit tha se tre persona të tjerë vdiqën nga “urgjencat mjekësore”.









