Kongresmeni amerikan: Nuk mund ta imagjinoj një situatë ku vendet e Ballkani mund t’i kenë sërish kufijtë të pasigurt

Kongresmeni Demokrat nga Karolina e Veriut, David Price beson se shtetet e Ballkanit do t’i rezistojnë situatës në të cilën kufijtë mund të bëhen përsëri të pasigurt.

Ai thotë se nuk e di se ku është burimi i disa dokumenteve jozyrtare “non-paper” që qarkulluan ditëve të fundit, por thotë se shtetet e Ballkanit do tu rezistojnë situatave të tilla të rrezikshme.

“Nuk jam i sigurt se kush mund të jetë burimi i diçkaje të tillë. Jam i vetëdijshëm që shpërndahet në mënyrë diplomatike. Unë mendoj se shtetet, siç i njohim ato, do t’i rezistojnë kësaj dhe ne do t’i mbështesim”, tha ai kur u pyet në lidhje me dokumentet jozyrtare që kanë qarkulluar ditëve të fundit e që sugjerojnë mundësi për ndryshimin e kufijve midis vendeve të Ballkanit Perëndimor

Price, një nga kongresmenët me përvojë të politikës së jashtme, tha se nuk mund ta imagjinojë një situatë ku kufijtë e shteteve të Ballkanit Perëndimor mund të jenë sërish të pasigurtë.

“Megjithatë, vende si Maqedonia e Veriut dhe Kosova, por edhe të tjerat kanë bërë një rrugë të gjatë në zhvillimin e demokracisë dhe marrëdhëniet e tyre. Ne dëshirojmë të besojmë se kemi qenë pjesë e këtij zhvillimi në nivelin parlamentar, veçanërisht me Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën. Unë nuk mund të imagjinoj një situatë ku këto vende mund të kthehen në një situatë ku kufijtë janë të pasigurt përsëri”, tha Price.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu