Konjufca “kundër” BE-së për Asociacionin: Draft-statuti është kompetencë e jona

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca një një çfarë forme kundërshtoi Bashkimin Evropian sa i përket Asociacionit të komunave me shumicë serbe ku Konjufca tha se propozimi i draft-statutit është kompetencë e Kosovës dhe jo e BE-së.

“Drafti që është dorëzuar nga ana e Bashkimi Evropian, ka një parregullsi, sepse kjo nuk është kompetencë e BE-së dhe mendoj që nëse BE-ja nuk e modifikon këtë qëndrim, atëherë po i bie që do që t’ia marrë me zor një kompetencë shtetit të Kosovës”, tha Konjufca.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e cilësoi më herët draftin e bllokut europian si një non-paper. Vitin e kaluar, Bashkimi Europian, si ndërmjetës i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ua prezantoi palëve propozim statuti për Asociacionin, i cili u pranua në parim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu