Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së sotme shpalli konkurs publik për punësimin e 600 personave. Zv/ministri i Brendshëm, Nazim Bushi në një prononcim për Klan Maqedoni, saktësoi se nga 600 policët, 25%, përkatësisht 150 prej tyre janë shqiptarë.
Sipas parashikimeve priten 100 punësime në SPB Shkup, nga 50 në sektore të brendshme në Strumicë, Ohër dhe Manastir, nga 30 në SPB Tetovë, Veles, Shtip dhe 50 në SPB – Kumanovë. Po ashtu janë paraparë edhe 50 punësime në Qendrën rajonale për çështje kufitare Veri, 30 në jug dhe perëndim, 20 në lindje, 30 në Departamentin për mbrojtjen e personaliteteve të caktuara dhe objekteve, 30 në Njësinë për veprim të shpejtë dhe 20 në Njësinë për detyra të posaçme.
Sipas njoftimit, pas procedurës së përzgjedhjes, kandidatët e përzgjedhur do të kenë marrëveshje një vjeçare që do të zbatohet në Qendrën për trajnim në MPB.









