Konspiracioni që po “çmend” rrjetin: Saimir Tahirin e shpëtoi Sali Berisha

Por, kur kishte humbur thuajse çdo shpresë dhe kur priste të arrestohej siç u shpreh disa here mbrëmë tek Fevziu, Tahirit i doli ne krah papritur një “ëngjëll mbrojtës”. Kjo, të paktën sipas teorive konspirative që po qarkullojnë në këto momente në rrjetet sociale, shkruan Albeu.com.

Duket tërësisht jashtë realitetit por nuk janë të pakët ata që mendojnë se Tahirin e shpëtoi një ndër kundërshtarët më të mëdhenj të tij politik: Sali Berisha.

Aksioni për shpëtimin e Tahirit nisi gjatë pasdites së vonë të ditës së djeshmr ku i braktisur nga të gjithë, besohet se Tahiri i dha “besën” Berishës.

Eksperienca ka treguar se kush ka qenë nën besën e Berishës nuk e ka “ngrënë” asnjëherë. Ilir Meta para 21 janarit është dëshmitari i gjallë i kësaj.

Madje, edhe argumentet “copë copë” të prokurorëve sot para Komisionit të Mandateve lidhen pikërisht me ketë “besëlidhje”, shkruan Albeu.com.

Përballë këtij fakti, të kërcenuar hapur mbrëmë dhe me ish-ministrin e Brendshëm nën besën e Berishës, socialistëve nuk u mbeti gjë tjetër sot veç se të aktronin sikur ishin në krah të Tahirit sot duke filluar nga Xhafaj ne mëngjes deri tek qendrimet jokoherente të Ramës gjatë ditës ne Facebook. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu