Kontradikta për rendin e ditës së mbledhjes së Kuvendit Qendror të Lëvizjes Besa, Infoshqip siguron ftesë nga e-maili zyrtar

Gjatë dy ditëve të fundit në disa media dhe në opinion u përhapën lajme se Lëvizja Besa mund të largohet nga Qeveria, si dhe se në mbledhjen e Kuvendit Qendror do të diskutohet shkarkimi i ministrit të Politikës Sociale, Fatmir Limani. Po ashtu, u raportua edhe për diskutime rreth shkrirjes së VLEN-it në një parti të vetme, shkruan InfoShqip.

Megjithatë, InfoShqip mëson nga se këto çështje nuk janë pjesë e rendit të ditës së mbledhjes së sotme.

Sipas ftesës zyrtare që u është dërguar anëtarëve të Kuvendit Qendror për mbledhjen e XII-të, e cila do të mbahet më 12 shkurt në selinë qendrore në Tetovë, rendi i ditës përfshin vetëm tre pika:

1.⁠ ⁠Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e XI-të e Kuvendit Qendror;
2.⁠ ⁠Diskutim mbi zhvillimet politike në vend;
3.⁠ ⁠Të ndryshme.

Në dokumentin e siguruar nga InfoShqip nuk përmendet as largimi nga Qeveria, as shkarkimi i ndonjë funksionari, e as çështja e shkrirjes së VLEN-it si pikë e veçantë e rendit të ditës.

Kjo tregon se raportimet e fundit për vendime konkrete në këtë drejtim nuk mbështeten në rendin zyrtar të mbledhjes, i cili sipas burimeve tona është shumë më i përgjithshëm dhe pa pika specifike për ndryshime në përbërjen qeveritare. /InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu