Kontratë 5-vjeçare për Moise Kean, PSG duhet të paguajë një “mal” me para

Moise Kean e ka bindur klubin e PSG për cilësitë e tij, teksa ka shënuar 16 gola në të gjitha kompeticionet me fanellën e kampionëve të Francës.

Sulmuesi italian është i Everton dhe PSG e ka marrë në huazim. Klubi i sheikëve po punon për të arritur një marrëveshje për Keane, të cilin anglezët e kanë blerë nga juventusi për 33 milion euro.

Gazetari Nicolo Schira shkruan se drejtori sportiv Leonardo dhe menaxheri i sulmuesit, Mino Raiola, janë në bisedime për të nënshkruar një kontratë 5-vjeçare.

Everton nga ana tjetër kërkon të përfitojë nga ky transferi dhe synimi është që të arkëtojë 45-50 milion euro nga shitja e sulmuesit 21-vjeçar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu