Koronavirusi në Maqedoni, ja sa raste gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë informon se në Institutin për Shëndet publik gjatë ditës së sotme janë regjistruar 50 pacientë të shëruar.

Sipas qyteteve, 16 nga Shkupi, 10 nga Kumanova, 6 nga Prilepi, 15 nga Tetova, dhe nga një prej Velesi, Kriva Pallanke dhe Vallandovës.

Në spitalin “8 shtatori” në moshën 78 vjeçare ka ndërruar jetë një pacient nga Shkupi, i cili ishte pranuar në spital me 7 maj. Në të njëjtin spital jetë ka ndërruar edhe një 77 vjeçar nga Tetova i cili është shtruar në spital me 14 maj.

Në 24 orët e fundit janë realizuar 533 testime prej të cilëve 22 kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Sipas qyteteve, 8 raste janë regjistruar në Shkup, 2 në Shtip, 2 në Prilep, 3 në Tetovë, 1 në Strugë, 4 në Veles, 1 në Sveti Nikollë dhe 1 në Gostivar.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara me COvid-19 në vendin tonë, që nga fillimi i epidemisë është 1.839 prej të cilëve 1.351 janë shëruar. Numri rastve që kanë përfunduar me fatalitet është 106 kurse aktualisht aktiv janë 382 raste.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu