Koronavirusi në Maqedoni, rritje të rasteve gjatë 24 orëve të fundit

Në Maqedoninë e Veriut ka rritje të rasteve me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, Në 24 orët e fundit janë realizuar 549 testime, 209 prej tyre nga skriningu, ndërsa pozitiv me koronavirus kanë rezultuar 40 raste prej të cilëve 1 rast nga skriningu.

Sipas qyteteve, 26 raste janë regjistruar në Shkup, 1 në Kumanovë, 1 në Prilep, 10 në Tetovë,1 në Veles, 1 në Manastir.

Brenda 24 orëve të fundit betejën me Covid-19 e ka humbur një pacient nga Prilepi.

Por janë regjistruar edhe 11 pacientë të shëruar. Sipas qyteteve, 2 në Shkup, 1 në Shtip, 4 në Prilep, 2 në Veles dhe 2 në Koçani.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara me Covid-19 në vendin tonë, që nga fillimi i epidemisë është 1.898 prej të cilëve 1.378 janë shëruar. Numri rastve që kanë përfunduar me fatalitet është 111 kurse aktualisht aktiv janë 409 raste.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu