Koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, rritje e rasteve gjatë 24 orëve të fundit

Në Maqedoninë e Veriut vijon trendi i rritjes së numrit të të infektuarëve me koronavirusi, për dallim nga ditët e kaluara. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, janë regjistruar 36 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit, edhe ate nga 411 testet e bëra.

Personat që rezultuan pozitiv janë: 12 Tetova, 7 nga Shkupi, 4 Kumanova, 5 Velesi, 4 Prilepi, dhe nga një Gostivari, Pehçeva dhe Berova.

Sipas statistikave të fundit, një person ka ndërruar jetë dhe bëhet fjalë për një qytetar nga Velesi.

Po ashtu bëhet e ditur për 13 të shëruar që janë nga: Shkup-6, Kumanovë-2, Tetovë-1, Prilep-1, Makedonski Brod, 1, Vinic-1 dhe Pehçevë-1.

Numri total i të prekurëve me koronavirus nga fillimi i pandemisë ka arritur në 1622 veta.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu