Kosnett paralajmëron edhe njëherë Kurtin: Eliminoni menjëherë tarifat ndaj Serbisë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Philip Kosnett, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, eliminimin e të gjitha tarifave.

Kosnett ka kërkuar në të gjitha takimet me kryeministrin Kurti që të eliminohen menjëherë tarifat e vendosura ndaj shtetit të Serbisë.

Ai ka thënë e Kosova duhet të ketë fokus të veçantë synimet e SHBA’së për të siguruar paqe, drejtësi, prosperitet dhe përfitime ekonomike.
Po ashtu Ambasadori Kosnett ka treguar se me Kurtin ka folur edhe për rëndësinë e marrëdhënie që ka SHBA me Kosovën.

Postimi i plotë nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë:

“Ambasadori Kosnett vazhdon takimet e tij të vazhdueshme me përfaqësuesit e qeverisë së re duke u takuar sot me Ministrin e Brendshëm Veliu. Ai është takuar me Kryeministrin, kryetarin Osmani, Zëvendës Kryeministrat Hoti dhe Abazi, dhe me Ministrin e Jashtëm Konjufca, dhe mezi pret të takojë ministrat e tjerë. Ai po vazhdon gjithashtu takimet e tij të rregullta me liderët e partive opozitare.

Në të gjitha këto takime, si në takimet e tij të rregullta me kryeministrin Kurti, ambasadori Kosnett flet për rëndësinë e marrëdhënies së SHBA me Kosovën, me fokus në avancimin e synimeve tona të ndërsjella për të siguruar paqen, drejtësinë dhe prosperitetin, dhe përfitimet ekonomike për të ardhur duke eleminuar menjëherë tarifat”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu