Kosnett: SHBA-ja, e gatshme ta luftojë korrupsionin në Kosovë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, ka bërë të ditur se është takuar me Albulena Haxhiun, ministren e Drejtësisë.

Ai ka shkruar në Twitter, ku ka thënë se me Haxhiun pati një takim produktiv.

“Një takim produktiv sot me ministren e Drejtësisë, Haxhiu. SHBA-ja është e përkushtuar të punojë me Kosovën për të luftuar korrupsionin, për të reformuar strukturat ekzistuese, duke forcuar shërbimin civil apolitik në Kosovë”, ka shkruar Kosnetti në Twitter.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu