Kosova do të strehojë rreth 2.000 afganë

Rreth 2.000 shtetas afganë pritet të vijnë në Kosovë. Kështu bëri të ditur ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Xhelal Sveçla.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Sveçla tha për ardhjen e afganëve, institucionet e Kosovës po koordinohen rregullisht me aleatët amerikanë në Afganistan, NATO e në Kosovë.

Sveçla tha po ashtu se qëndrimi i personave që do të vijnë nga Afganistani nuk do të jetë i gjatë dhe siç u shpreh ai, Kosova mund t’iu ofrojë atyre mbrojtje të përkohshme në kohëzgjatje prej një viti.

“Ne jemi duke biseduar me partnerët tanë për të parë nevojat e afganëve për strehim dhe pastaj për të kalkuluar edhe potencialin apo mundësitë e shtetit të Kosovës për t’i strehuar ata. Numri për të cilin po flasim, dhe gjithmonë po flasim për strehim të përkohshëm, është diku rreth 2.000″, tha Sveçla.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu