Në deklaratën nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), nëpërmjet rrjeteve sociale thuhet se “Distria Krasniqi i solli të artën vetes dhe gjithë vendit tonë, duke na bërë krenarë“.
Kjo është medalja e parë e Kosovës në “Tokio 2020” ndërsa është medalja e dytë olimpike, pas të artës së Majlinda Kelmendit në “Rio 2016”.
KOK më parë kishte njoftuar se Kosova në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” do të garojë me 11 sportistë.
Në mesin e tyre është edhe Majlinda Kelmendi, fituesja e medaljes së artë në “Rio 2016”, e cila do të garojë në xhudo në kategorinë 52 kilogramë.









