Kosova, ndëshkim ligjor për mosbesuesit publikë të COVID-it

Kosova do u tregon vendin atyre që COVID-in e konsiderojnë sajesë konspirative, duke pohuar në publik se nuk ekziston.

Kjo parashihet në një ligj tyë propozuar nga gjashtë deputetë, me në krye me kryekuvendaren Vjosa Osmani.

Kuvendi i Kosovës miratpi leximin e parë të projektligjit, ndërsa leximi i dytë do të bëhet të premten e javës së ardhshme.

Kryetarja Osmani, si propozuese, tha se “nëpërmjet këtij ligji presim që të krijohet edhe mundësia e shqiptimit të sanksioneve për personat fizikë dhe juridikë, të cilët nuk zbatojnë masat e vendosura nga ana e qeverisë.

Nëpërmjet këtij ligji parashohim ndëshkime, në veçanti për ata persona që pozitën apo ndikimin e tyre në shoqëri e keqpërdorin për të shpërndarë dezinformata se nuk ka virus”. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu