Deklarata e kreut të Akademisë së Serbisë se “Kosova nuk është e jona” ka nxitur reagime të shumta në Beograd. Megjithatë pavarësisht sulmeve drejt Vladimir Kosiqit, Bordi Ekzekutiv i kanë dhënë mbështetje kreut të akademisë që të vazhdojë punën tutje.
“E drejta për mendim personal, si dhe shprehja e tij, nuk mund t’i mohohet askujt”, është thënë në njoftimin e Bordit Ekzekutiv të Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve, në të cilën theksohet se shumica dërrmuese e akademikëve “japin mbështetje të plotë për Kryesinë dhe Bordin Ekzekutiv të Akademisë”, përfshirë kryetarin Vladimir Kostiq, i cili ka thënë se “Kosova s’është Serbi”.
Bordi Ekzekutiv i Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve ka njoftuar se “në mes të sulmit ndaj kryetarit dhe anëtarëve individualë të Akademisë, organeve të saj drejtuese, si dhe Akademisë Serbe e Shkencave dhe Arteve si tërësi, të cilat këto ditë kanë pushtuar publikun, shumica dërrmuese e anëtarëve të Akademisë ndjejnë nevojën për të lajmëruar në departamentet e tyre lidhur me këtë rast”.
“Tekstet që pothuajse të gjitha departamentet i dërguan zyrtarisht Kryesisë dhe Bordit Ekzekutiv, dhe në disa raste të gjithë anëtarëve të Akademisë, janë të ndryshme në përmbajtje dhe ton, por emëruesit e tyre të përbashkët janë: 1. e drejta për mendim personal dhe shprehje, dhe 2. se është e papërshtatshme dhe e papranueshme t’u bësh thirrje anëtarëve të Akademisë të deklarojnë individualisht mbi parimin ‘po ose jo’ për pyetjen e shtruar nga vetë propozuesi i procedurës, por edhe për shkak të shoqatave të njohura politike dhe historike që ngre një kërkesë të tillë”, ka njoftuar Akademia Serbe e Shkencave dhe Arteve.
Në deklaratë është thënë ndër të tjera, se anëtarët e Akademisë për shumë vite ishin “plotësisht të lirë të shpreheshin në lidhje me problemin e Kosovës në mënyra të ndryshme”– u shpreh ai.









