Kosova nuk zhgënjen, me dy medalje të tjera në xhudo

Sporti i xhudos duket se është shumë i dashur në Kosovë, pasi ata gjithmonë shpërblehen me medalje në turne shumë të ndryshëm.

Këtë herë, ekipi kosovar ka marrë pjesë në Kupën e Botës në turneun “Tunis Grand Prix 2018” duke fituar një medalje ari dhe një argjendi.

Medalja e arit është fituar nga sportistja Nora Gjakova, ndërsa medaljen e argjendtë e nga Distria Krasniqi.

Nora u shpall kampione bote për peshën deri në 57 kilogramë, ku mposhti në finale xhudisten koreano-jugore, Kuon, ndërsa Distria ka garuar për peshën deri në 52 kilogramë. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu