Në shenjë revolte për shkak të vendimit të Gjykatës penale në Shkup për dënimet e shqiptuara ndaj të akuzuarve për lagjen e trimave, mbrëmë në Gjilan dhe Pejë publikisht janë djegur flamuj të Maqedonisë.
Dhjetëra persona nga grupi tifozëve “Skifterat” nga Gjilani duke e djegur flamurin e Maqedonisë u bënë thirrje shqiptarëve që t’i mbrojnë të drejtat e tyre duke luftuar me padrejtësinë, siç thonë të shkaktuar nga sllavomaqedonët.
E për këtë reaguan edhe nga MPJ e Maqedonisë duke kërkuar nga organet kompetente të Kosovës që të dënohet incidenti mbrëmshëm dhe të vërtetohet përgjegjësia e kryerësve të veprës./InfoShqip.com










