Gjatë ditës së premte në SHBA është nënshkruar një marrëveshje ekonomike mes Kosovës e Serbisë. Ndërmjetësues ka qenë vet presidenti Donald Trump, i cili fillimisht mbajti takime të ndara me kryeministrin Avdullah Hoti e presidentin Aleksandar Vucic.
Trump zhvilloi një takim të ndarë me kryeministrin Avdullah Hoti, ku zhvilluan një bisedë telefonike me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu.
Në fillim të bisedës telefonike, presidenti amerikan e cilëson popullin e Kosovës si popull të fuqishëm, që luftuan shumë.
“Kosovarët luftuan për vite radhazi, ky popull lufton fuqishëm. Jam me presidentin Hoti, ai është një njeri shumë i mirë.”, dëgjohet Trump duke thënë.










