Serbët nuk po del që janë më të interesuar se sa shqiptarët e Kosovës të shkojnë në luftë të mundshme.
Një sondazh që e ka realizuar Gallup International shqiptarët e Kosovës janë para serbëve të gatshëm që të luftojnë për vendin e tyre.
Vetëm 46 për qind të serbëve janë të gatshëm të luftojnë për Serbinë, ndërsa 58 qind e shqiptarëve të Kosovës janë të gatshëm të luftojnë për shtetin e tyre, shkruan lajmi.net.
Pothuajse në Ballkan Kosova prinë në këtë rang listë të publikuar nga Gallup International.
Qytetarët e Maqedonisë janë dukshëm më pak të interesuar të luftojnë. Vetëm 38 për qind nga të intervistuarit janë shprehur të gatshëm të luftojnë për Maqedoninë.
Rusët ende prijnë me përqindje të gatishmërisë për luftë. 59 për qind e Rusëve janë të gatshëm që të luftojnë për shtetin e vet. Ukrainasit janë pak më lart se rusët. 62 për qind janë të gatshëm të shkojnë në luftë nëse Ukraina gjendet në një situatë të tillë, edhe pse ky shtet është duke zhvilluar një luftë me Rusinë në disa zona.
Të intervistuarit në Bosnje dhe Hercegovinë janë shprehur të gatshëm 55 për qind të luftojnë.
Ajo që bie në sy është se shtetet më pak të zhvilluar janë më shumë në përqindje të gatshëm të luftojnë, kundrejt shteteve të zhvilluara.
Gjermanët pothuajse janë në fund të listës. Vetëm 18 për qind të gjermanëve janë të gatshëm të luftojnë.
E në fund të listës janë japonezët, që vetëm 11 për qind janë shprehur të gatshëm që do të luftonin. /Lajmi.