Kosovari e humbi çantën me 3500 euro në Vranjë, tekniku medicinal e gjen dhe ia kthen

Shoferi i ri në ndihmën e shpejtë në Vranjë, Hristijan Spasiq (23), ka gjetur një çantë plot me para dhe e ka dërguar në polici.

Ky djalosh i cili ka vetëm disa muaj që punon në Qendrën Shëndetësore të Vranjës, thotë se nuk ka pasur asnjë moment dilema se çfarë duhet të bëjë.

“Kam parkuar makinën time para godinës së vjetër të Kirurgjisë rreth orës 14:00 dhe shkova në punë. Rreth dhjetë metra larg meje pashë një çantë që ishte e ndotur. E mora nga toka dhe pashë që kishte shumë dokumentacion dhe një shumë të madhe parash, pasi më vonë mora vesh 3500 euro – tregon Hristijan.

Ai ka kontaktuar me shefin, i cili i ka treguar se çfarë ka ndodhur dhe ka shkuar në polici. Në ndërkohë një shqiptar nga Presheva, të cilit raportohet se i ka humbur çantën.
Kur shkova në polici, ai burri ishte aty, pashë lot në sytë e tij dhe më goditi vërtet. Fëmija i tij është duke u trajtuar në Itali dhe ato para janë menduar për këtë rast, ky burri po bëhej gati për udhëtim dhe ishte nën stres të madh – thotë Hristijan.

Në fund ai shton se i është mbushur zemra dhe se nuk i pëlqen shumë vëmendja mediatike pasi është i sigurt se çdo njeri i ndershëm do të bënte njësoj si ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu