Kosovarja që Rama e do në krye të spiunazhit shqiptar

Siç është bërë e ditur, nga vetë Rama, ky i fundit ka propozuar emrin e Vlora Hysenit për drejtimin e Shërbimit Informativ Shtetëror.

Tashmë është Presidenti Begaj ai që duhet të vendosë mbi këtë emër që i ka ardhur nga kreu i qeverisë.

Po kush është kjo grua dhe nga vjen ajo. Vjen nga Kosova, duke u bërë kështu emër i një tradite në qeverisjen Rama për të patur eksponentë nga Kosova si në qeverisje e si në nivele të tjera të pushtetit të tij.

Hyseni ofrohet si eksperte dhe njohëse shumë e mirë e çështjeve të sigurisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.

Ajo ka udhëhequr për një periudhë 6-mujore, nga dhjetori i vitit 2020 deri në qershor të vitit 2021, Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, periudhë e cila institucioni i inteligjencës kosovare ishte pa drejtues.

Ndërsa më herët ajo mbante postin e zëvendësdrejtoreshës në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, si dhe postin e drejtoreshës për marrëdhëniet me jashtë në këtë institucion.

Më pas erdhi një shkarkim i saj nga posti i drejtueses së AKI, më 30 qershor 2020 me vendimin e dyshes Osmani-Kurti, President e Kryeministër.

Por arsyet e vendimit të shkarkimit nuk u bënë publike.

Tashmë kjo grua pritet që të vijojë karrierën në Shqipëri, në krye të inteligjencës shqiptare – SHISH.

Në atë ç’shkruan Rama për të, potencon faktin se ajo respektohet nga ndërkombëtarët në lëminë e saj.

“Sot i paraqita Presidentit të Republikës propozimin për emërimin e Znj.VLORA HYSENI drejtore e Shërbimit Informativ Kombëtar, me besimin e plotë se përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që zonja Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar”, shkruan Rama. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu