Analistët në Kosovë I vlerësojnë si të menduara mirë deklaratat që Kryeministri Kurti I bëri në Bruksel në lidhje me dialogun me Serbinë. Sipas tyre, Kurti duhet të shfrytëzojë mirë vëmendjen që faktori ndërkombëtar ka për Kosovën.
Vizitën e parë zyrtare në Bruksel të kryeministrit Albin Kurtit , analisti dhe profesori i gazetarisë Rrahman Pacarizi e cilëson të rëndësishme.Qëndrimet e tij karshi dialogut ai i sheh si strategji të menduar mirë të tij për të fituar kohë për tu përgatitur më mirë karshi dialogut me Serbinë.
“Janë një pjesë e një strategjie të menduar mirë nga Kurti, e cila nuk e di se sa do të funksionoj në të ardhmen që përmes detajeve teknike, përmes kontestimevetë teknikaliteteve të caktuara të fitoj kohë, sepse po ndihet jo mjaft i informuar lidhur me atë që ka ndodhur në dialog“- tha Rrahman Pacarizi.
Drejtori i institutit Epik Demush Shasha vlerëson se kryeministri Kurti duhet që ta shfrytëzojë mirë vëmendjen e ndërkombëtarëve karshi dialogut.
“Vizita e parë zyrtare është për dialogun, pra po shihet që dialogu është prioritët i Kurtit dhe me të drejtë”– tha Demush Sasha.
Megjithatë shqetësuese dhe tendencioze, po shihen publikimet e dokumeteve “non-paper”.
“Z. Kurti i duhet kohë për ti trajtuar ato dokumente, për të hulumtuar nga aq sa është e mundur, nga kanë rrjedhur ato, pastaj nga e kanë origjinën, pjesë e cfarë formacioneve janë“- tha Rrahman Pacarizi.
“Kosova gjatë muajve në vijim do jetë në udhëkryqin më të rëndësishëm të shtetndërtimit të saj qysh nga pavarësia, sepse tani jemi në një moment ku kemi një bashkëpunim të plotë mes BE-së dhe ShBA-së, dhe ata nuk dëshirojnë që kjo mundësi të shkojë kot dhe po shihet një interesim i shtuar i tyre që të zgjidhin më në fund çështjen e dialogut“- tha Demush Sasha.
Borreli dhe Vuciq ishin pajtuar të hënën në Bruksel që më 11 maj të vazhdohet dialogu Kosovë Serbi me një takim Vuciq Kurti por ky i fundit ka refuzuar duke kërkuar që dialogu të rifillojë në qershor.









