Kosovë: Shtyhet për sot seanca për zgjidhjen e presidentit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës pas dy tentimeve radhazi nuk arritën të bëjnë kuorumin në kutinë e votimit për të cilësuar si të konsumuar raundin e parë të votimit për Presidentin e Kosovës.

Nga 82 deputetë sa ishin në sallë herën e parë votuan “për” vetëm 78 deputetë ndërsa herën e dytë 79. Nevojiten 80 vota në kuti të votimit që rundi I parë të quhet I konsumuar.

Ndonëse ishin në sallë ashtu sic pritej nuk morën pjesë fare në votim deputetët e LDK-së, Agim Veliu, Avdullah Hoti dhe Driton Selmanaj të cilët nuk kanë pasur fare raporte të mira me Vjosa Osmanin.

Në process të votimit ka marrë pjesë edhe deputetja e AAK-së Albulena Reshitaj ani pse partia e saj ka vendosur që të mos jetë e pranishme në seancë. Pas një pauze më shumë se njëorëshe Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se në mungesë kuorumi seanca vazhdon sot në orën 17.00


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu