Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza votoi në shkollën Anton Zako Çajupi” në Mitrovicë.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.
“Në me bashkëshorten Remën dy vajzat Dorentinën Diellzën dhe Djalin Ensarin e shfrytëzuam të drejtën për me votu, i lus të gjithë qytetarët e Kosovës që më shfrytëzuar këtë të drejtë demokratike për me zgjedh qeverinë për 4 vitet e ardhshme, uroj që gjithçka të shkojë mirë dhe në fund sovrani vendos, qytetarët votojnë për mu çdo rezultat është i pranueshëm jam optimist ka qenë një fushatë e gjatë mirëpo jam i lumtur që gjatë gjithë kohës e kam rujt energjinë pozitive”, tha ai.