Kosovën po e përcjellin problemet e së kaluarës: Kërkohet hetimi i këtyre personave i tërhiqet vëmendja Kurtit për këtë gjë

Qeveria dhe opozita nuk po arrijnë assesi të gjejnë gjuhë bashkëpunuese mes tyre. Përçarjet dhe përplasjet e tyre u vërejtën edhe në seancën e djeshme në Kuvend. Këto përplasje vijnë në një kohë kur vendi po përballet me probleme dhe kriza të shumta, përfshirë ekonomike dhe energjetike.

Profesori Muhamet Kelmendi në një prononcim për “Bota sot” komentoi zhvillimet e fundit politike në Kosovë.

Fillimisht, ai tha se problemet karakterizohen në dy fusha, atë të jashtme (problemi kyq me Serbinë) dhe të brendshme.

“Kosova është duke kaluar një gjendje, e cila karakterizohet në probleme të brendshme dhe të jashtme. Sidomos ajo me Serbinë, si dhe me shtetet sllave, përkatësisht Rusinë, etj. Gjendja e brendshme nuk është krijuar vetëm nga forcat e brendshme. Ajo është edhe rezultat, madje shumë domethënës, i UNMIK-të, misionit të UE-së, etj”, deklaroi ai.

Megjithatë, Kelmendi potencoi se kjo nuk do të thotë se politikanët dhe udhëheqësit e Kosovës ndër vite, nuk kanë faj për gjendjen e krijuar në vend.

Madje, ai përmendi pasurimet e tyre të dyshimta dhe kërkoi hetim të tyre.

“Mirëpo, kjo nuk dmth se forcat e brendshme nuk e kanë fajin e tyre dhe se ato janë pa përgjegjësi. Politika e brendshme ka krijuar vështirësi të ndryshme dhe të mëdha. Kryesisht ne fushën ekonomike, sociale, shoqërore dhe të sigurisë së vendit.

Politikanët shqiptarë e të tjerët në Kosovë janë pasuruar shume, format e pasurimit janë të dyshimta. Ata kërkohet të hetohen nga organet e shtetit”, vlerësoi profesori.

Po ashtu, ai analizoi edhe qasjen dhe punët e qeverisë së tanishme. Kelmendi kritikoi gjendjen në shëndetësi, derisa përmendi edhe kushtet e rënda në sektorin privat.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu