Analisti dhe ish-prokurori Sotir Kostov, gjatë një interviste për “NovaTv”, ka deklaruar se Prokuroria Speciale Publike i kaluar të gjithë kufijtë.
“Kur bëhet analizë e shkurtër, ata janë shumë ‘special’, të vetmit. PSP kujdeset për zbatimin e ligjeve në shtet, kurse nga ana tjetër janë të parët që i kanë shkelur ato ligje, si Kushtetutën dhe ligjet”, ka thënë Kostov.
“Për rastin konkret janë shkelur dy çështje: supozimi i pafajësisë dhe gjykim paraprak për dëshmitë. Kushtetutshmëria jonë thotë: Përderisa një njeri nuk është gjykuar sipas rregullativës, përderisa nuk është dëshmuar se është kryerës i padisë penale, ai i ka të gjith të drejtat si të tjerët”, tha Kostov.
Ai gjithashtu ka shtuar se Sead Koçan nuk ka dosje paraprake kriminale, nuk është i dënuar, nuk ka asnjë shkelje dhe PSP-ja e ka shpallur fajtor. /albeu










