Me kostum serioz por me thonj pa prerë, Rama lë nam në Kosovë

Kryeministri Edi Rama dje udhëtoi drejt Kosovës për të marrë pjesë në organizimet për festën e Pavarësisë së Kosovës.

Pas disa përplasjeve në distancë mes tij dhe kryeministrit Haradinaj, dy liderat kanë bërë paqe.

Madje kanë shkrepur edhe një foto nga ku urojnë së bashku Kosovën për festën e Pavarësisë.

“Përplasje gotash në shtëpinë e Haradinajve. GEZUAR FESTEN E PAVARESISE”- shkruan Rama në Instagram.

Por ajo që nuk mund të na shpëtonte është një detaj të cilin mund t’a shihni në galerinë e bashkëngjitur lajmit.

Siç e shihni, kryeministri Edi Rama nuk ka prerë thonjt, gjë e cila nuk duket aspak estetike, përkundrazi. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu