Kotzias: Jo më “luftë” me Shqipërinë, duhet një zgjidhje

Mesa duket kontaktet mes Shqipërisë dhe Greqisë do të intesifikohen.

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias ka deklaruar se në muajt e ardhshëm bashkëpunimi me Shqipërinë do të jetë më i lartë, pasi duhet t’iu jepet një zgjidhje tashmë çështjeve që ekzistojmë mes dy shteteve.

““Do të ketë kontakte në nivele të ndryshme me Shqipërinë për të zgjidhur çështjet mes dy vendeve” deklaroi shefi i diplomacisë greke për mediat në një konferencë.

Mes dy vendeve ka disa çështje që nuk janë zgjidhur duke filluar nga kufiri detar, çështja çame, ligji i luftës, por edhe pretendimet e grekëve për varrezat.

Dy vendet kanë deklaruar disa herë se ka vullnet për të zgjidhur problemet e vjetra, por ende nuk ka asgjë konkrete.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu