Gjatë pres konferencës së përbashkët në Shkup të ministrave të punëve të jashtme të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxijas, ministri i jashtëm grek u pyet edhe për atë se çka nënkupton me termin “kompromis i ndershëm”.
“Nëse kërkoni ndryshim të Kushtetutës kjo nuk është kompromis i ndershëm, nëse kërkoni zgjidhje me emër të ngjitur pa përkthim as kjo nuk është kompromis i ndershëm. Çka është sipas jush kompromis i ndershëm?”, ishte pyetja e gazetares maqedonase.
Koxjas tha se ndryshimi i kushtetutës nuk është diçka e tmerrshme, sepse ligjet dhe kushtetuta vazhdimisht ndryshojnë.
“Madje edhe në shtëpi si familje, me fëmijët tanë bëjmë kompromise sepse nuk mund të bëhet asgjë pa kompromise. Nuk mund të imponohet. Dëshirojmë ardhmëri të përbashkët”, theksoi Koxijas.










